Jugohromi nuk do të punojë në afatin e paraparë

Kombinati “Jugohrom” nga Jegunovca nuk do të punojë në afatin e paraparë. Fillimi i prodhimit do të vonojë, thotë zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli, pasi që fabrika nuk i ka plotësuar obligimet, pra nuk janë vendosur filtrat në furrat 7 dhe 8 të cilat kushtojnë 12 milionë euro, njofton Portalb.mk.

“Jugohrom nuk do të mundet të punojë derisa nuk i plotëson kushtet dhe nuk kontribuon në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Investitori ka marrë për obligim, por për fat të keq po vonohen. Ne jemi të vendosur, derisa nuk plotësohen obligimet për leje, të mos punojnë. Kemi kontakte me menaxhmentin, presim informatën që është bërë si investim, deri më tani, që të munden inspektorët tanë të vlerësojnë se çfarë është vendosur. Afate të reja nuk ka, ne jemi të gatshëm që të kontrollojmë nëse ajo çfarë është e vendosur, do të jetë në interes të mjedisit jetësor”, thotë Makraduli.

Oxhaqet e “Jugohromit” pritej që të fillojnë të nxjerrin tym në fillim të qershorit pasi që Qeveria, të punësuarit dhe menaxhmenti i kompanisë kanë nënshkruar memorandum për kuptim me çka është garantuar servisim i shpejt i procedurave administrative, dhe se do të investohet në filtra, ndërkaq punëtorët do të kthehen në vendet e tyre të punës. Drejtuesi i Jogohromit, Vasko Skenderovskiu thotë se po i bëjnë përgatitjet e fundit, ndërkaq kombinati do të fillojë me punë nga shtatori. Edhe të punësuarit shpresojnë se shpejtë do të fillojë të punojë kombinati.

“FAKOM nga e hëna duhet që të fillojë me montazhin e konstruksionit të çeliktë, e cila do të mbarohet në qershor. Më pas vijon inkorporomi i ventilatorëve, fibër thasëve dhe pjesëve tjera. Fillimi i punës së furrave 7 dhe 8-të pritet që të jetë nga shtatori i këtij viti”, thotë Skenderovski.

Fabrika e ka ndaluar prodhimin më 2 nëntor të vitit 2016 pasi që nuk i ka respektuar afatet për ndërtimin e filtrave, për çka 800 punëtor ngelën pa punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button