Protestë në Debarcë për ndërtimin e deponisë regjionale

Banorët e Debarcës kanë protestuar për ndërtimin e deponisë në komunën e tyre. Nën moton “Debarcë është e pastër, e kemi trashëguar të pastër dhe ashtu do ta lëmë”, banorët e kanë ngritur zërin kundër ndërtimit të deponisë, njofton Portalb.mk.

Në mesditë, në fshatin Botu ka filluar protesta, në të janë mbledhur banorët të cilët kanë mbajtur pankarta në të cilat shkruanin: “Kryeministër mbaje fjalën”, “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, prej nesh keni kërkuar votë, ndërkaq na dërgoni fëlliqësirë”.

Ata thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat për shfuqizimin e vendimit për ndërtimin e deponisë rajonale në fshatin Godivje.

Ashtu siç thonë organizatorët në protestë, qëllimi është që edhe një herë të dëgjohet zëri i popullit kundër këtij vendimi.

Ndryshe, në korniza për ndërtimin e sistemit integral për menaxhim me mbeturina të forta nga Plani Rajonal Jugperëndimor, do të realizohet me mjetet e fondeve IPA, të parapara për ndërtimin e deponisë rajonale në Komunën e Debarcës , në rajonin e fshatit Godivje. Është e planifikuar që të vendoset në përdorim në vitin 2020, me atë që në këtë rajon do të mbyllen qindra deponi të egra, në mesin e të cilave është edhe ajo e Strugës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button