Berisha: Mijëra qytetarë rrezikohen nga gazrat helmues

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mijëra qytetarë të Tiranës rrezikohen nga gazrat helmues nga djegia e firmës së riciklimit të qeseve në Kashar.

Përmes një status në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se  helmet e djegies së lëndëve plastike dhe solventeve të tyre janë shumë të rrezikshme, toksike dhe kancerogjene.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri njofton se Bashkia e Tiranës si dhe qeveria nuk kanë marrë asnjë masë për evakuimin e qytetarëve që janë afër kësaj fabrike.

“Rrezikohet nga gazra helmuese jeta e dhjetra mijra qytetareve! Te dashur miq, re te zeze gjigande tymi toksik helmues dhe kancerogjen mbulojne Tiranen nga djegia e fabrikes se madhe te plastikes ne Kashar! Helmet e djegies se lendeve plastike dhe solventeve te tyre jane shume te rrezikshme, toksike dhe kancerogjene!
Bashkia dhe qeveria asnje mase, asnje evkuim apo gjendje emergjence civile. Qytetaret e Kasharit dhe Tiranes ne meshire te fatit! Sb”
, -shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Ditën e sotme një fabrikë e riciklimit të mbetjeve u përfshi nga flakët ndërsa ende nuk është shuar plotësisht zjarri, duke hapur në ajër shtëllunga të mëdha tymi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button