Një kosovar plagos rëndë me thikë një person në Zvicër

Një 22-vjeçar nga Kosova ka plagosur rëndë një person me thikë në nënkalimin e stacionit të trenit në Olten të Zvicrës, mbrëmjen e së shtunës.

Shkaqet dhe motivi i zënkës ende nuk dihen dhe janë nën hetim e sipër, shkruan Albinfo.ch. Rasti ka ndodhur rreth prës 18:00, sipas policisë Kantonale e Solothurnit.

Të parët në vendngjarje kanë arritur dy truproje sigurimi, të cilët kanë arritur ta ndalojnë zënkën. Autori i dyshuar, shtetas i Kosovës, është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar policisë.

Për hetime të mëtutjeshme, ai është arrestuar përkohësisht. Viktima e plagosur rëndë është dërguar në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button