Rusi: Vriten nëntë sulmues të dyshuar në Dagestan

Rusia thotë se nëntë kryengritës në rajonin e Dagestanit janë vrarë nga policia, pasi dyshohej se po planifikonin akt terrorist gjatë një feste në muajin maj, transmeton REL. 

Komitetit anti-terror rus ka shkruar në ueb-faqen e tij se ka pranuar informacione se militantët po planifikonin një sulm. Ata, sipas autoriteteve ruse, ishin fshehur në Derbent, që është qyteti i dytë më i madh në republikën me shumicë myslimane të Dagestanit.

Komiteti tha se zyrtarët kanë gjetur dy grupe të personave të dyshuar në Derbent dhe i ka urdhëruar ata që të dorëzohen. Por, të dyshuarit kanë refuzuar dhe janë vrarë gjatë përleshjeve me armë zjarri.

Në Dagestan, në vitet e fundit ka pasur operacione të ngjajshme të policisë, ndaj pjesëtarëve të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button