Sulm vetëvrasës në Kabul, të paktën 9 të vdekur

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 56 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në afërsi të një qendre zgjedhore në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme afgane bëri të ditur se agresori aktivizoi mjetin shpërthyes në afërsi të turmës që kishte ardhur për regjistrim në një qendër votimi në një zonë të Kabulit

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Vahid Mexhruh, njoftoi për aktualisht nëntë të vdekur dhe 56 të plagosur.

Dëshmitarët okularë nga ana tjetër pohojnë se numri i të vdekurve është mbi dhjetë.

Sulmi ka shkaktuar thyerje të dritareve të shtëpive dhe bizneseve në zonë, ndërkohë që autoritetet kanë mbyllur për qarkullim rrugët që çojnë drejt kësaj zone.

Ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Ndryshe, militantët terroristë talebanë katër ditë më parë bastisën një qendër zgjedhore në provincën Gur në perëndim të vendit, duke rrëmbyer pesë persona.

Më 14 prill në Afganistan ka filluar procesi i regjistrimit të votuesve për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për më 20 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button