Tetova shënon Ditën e Planetit Tokë (VIDEO/FOTO)

Ka filluar aktiviteti për shënimin e Ditës së Planetit Tokë në qytetin e Tetovës.

Aksioni është quajtur Ditë pa makina, me qëllim që të rritet vetëdija qytetare për ruajtjen e mjedisit jetësor. Ky aktivitet shënohet për herë të parë në qytetin e Tetovës, nën organizimin e komunës, transmeton Portalb.mk. 

“Tetova pa makina është një aktivitet që është menduar gjatë dhe është menduar që disa ditë në vit të organizohet një aktivitet i tillë, është hera e parë që në Tetovë shënohet ky aktivitet, janë të mbyllura disa prej akseve më të mëdha rrugore me qëllim që qytetarët ta shijojnë më shumë hapësirën dhe të lëvizin me biçikleta. Dëshiroj të theksoj se në takimin e fundit të mbajtur me lidhjen e kryetarëve të komunave shqiptare që u mbajt në Prishtinë, u dakorduam që qytetet që janë pjesë e lidhjes të organizojnë minimum tre ditë pa makina në qytetet e tyre dhe Tetova atë ditë e shënon sot për herë të parë. Shpresoj që kjo të ndikoj më tepër që qytetarët të lëvizin në këmbë dhe të shfrytëzojnë këto ditë të bukura për të lëvizur pa makina”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Arifi u shpreh edhe në lidhje me mungesën e transportit publik në këtë komunë, duke theksuar se ky lloj i transportit është ndër prioritetet e komunës edhe pse do të merr një kohë më të gjatë deri në krijimin e një ndërmarrjeje të re transportuese, sipas saj qytetarët e Tetovës në një të ardhme do të kenë edhe transport publik.

Në bulevardin Ilirija po mbhen një sërë aktivitetesh si që janë: aerobik në natyrë, muzikë me DJ vendas, aktivitete për fëmijë, kros me biçikleta, panair me ushqim të shëndoshë si dhe ligjëratë edukative për ecje në natyrë.

Tetova pa makina/ Foto: Portalb
Tetova pa makina/ Foto: Portalb
Tetova pa makina/ Foto: Portalb
Tetova pa makina/ Foto: Portalb
Tetova pa makina/ Foto: Portalb
Tetova pa makina/ Foto: Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button