Policia saudite: Të shtënat në Rijad shënjestruan një “dron lodre”

Policia saudite ka njoftuar se ata janë marrë me një dron lodre në kryeqytetin Rijad, duke shmangur pretendimet e të shtënave në afërsi të Pallatit Mbretëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë saudite zyrtare të shtypit, zëdhënësi i policisë ka theksuar se, “Në orën 19:50 (të kohës lokale), një nga pikat e kontrollit të sigurisë në lagjen Khuzama në Rijad ka vërejtur fluturimin e një droni rekreativ të vogël të paautorizuar”.

Zëdhënësi i policisë tha se “çështja çoi personat e sigurisë në pikën e kontrollit të merren me të sipas rregullave dhe udhëzimeve të tyre”.

“Autoritetet kompetente kanë filluar hetimet për rrethanat e incidentit”, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët në mediat sociale qarkullonte një video, që pretendonte të shtëna pranë Pallatit Mbretëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP