Kryeministri dhe ministri premtuan 17 milion euro investime në 20 komuna të Maqedonisë

Shteti paralajmëroi investimin e 17 milionë eurove në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 20 komuna në mbarë vendin. Një pjesë e mjeteve janë paraparë me buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga Banka evropiane për investime. Në vijim është edhe realizimi i projekteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve në vlerë prej 11 milion euro, njofton Alsat-M. Me këto investime pritet që përqindja e mbulimit me rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit nga 18% sa është tani të rritet në 40%.

“Në dispozicion mbeten edhe 12 milionë euro mjete të pashfrytëzuara nga linja kreditore nga Banka Evropiane për investime. Prandaj i ftojmë të gjitha komunat që ende kanë në dispozicion mjete, të shpejtojnë të dorëzojnë projekte të gatshme në Ministri që të mund t’i realizojmë ato – tha Goran Sugarevski, ministër i transportit dhe lidhjeve në prani të kryeministrit Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button