Akuzohet për trafikim seksual, aktorja përballë trupit gjykues

E njohur për publikun shqiptar në shfaqje të ndryshme televizive, Allison Mack është paraqitur para trupit gjykues për t’u përballur me akuzat mbi trafikimin seksual. Ajo dyshohet të ketë shërbyer si mentore dhe ka ndihmuar në operacionet e ndryshme të trafikimeve, shkruan Class.

Në gjykatë vendimi i marrë për të është paraburgim dhe se ajo duhet të paraqitet në një tjetër seancë ku do të merret edhe vendimi përfundimtar për aktoren. Sipas prokurorëve “Allison Mack rekrutonte vajza dhe se i gjithë operacioni dhe grupi bashkëpunues drejtohej nga Keith Raniere.

Aktorja në këmbim të punës së saj ka fituar disa përfitime financiare që arrinin në shuma të ndryshme, por gjykimie të tilla në trupin gjykues zakonisht dënohen nga 10 deri në 15 vite burg vetëm për akuzën e trafikimit seksual.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP