Nuk do ta besoni, kjo është vlera e pasurisë që zotëron Dua Lipa

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është shfaqur mbrëmë me DJ e njohur Calvin Harris në emisionin e prezantuesit irlandez, Graham Norton. Aty u diskutua mbi hitet e sasj të fundit që po kryesojnë listat ndërkombëtare edhe këto kohë, “New Rules” dhe “IDGAF”,si dhe bashkëpunimi i saj më i fundit me DJ-in skocez “One Kiss”, shkruan Class.

Dua Lipa ka qenë rregullisht pjesë në top lista që nga viti 2015. Në vitin 2015 ajo nënshkroi me “Warner Music Group” dhe në muajin gusht të po atij viti, Lipa publikoi këngën e saj të parë “New Love”, por hiti i saj i parë ishte “Be The One” i publikuar në tetor të 2015.

“Celebrity Net Worth” në një bilanc ka rrëfyer se, këngëtarja Dua  Lipa vlerësohet se zotëron një pasuri prej rreth 3 milionë dollarësh. Ajo ka arritur tërë këtë pasuri nga shitjet rekorde, turnetë dhe duke punuar si modele. Pasuria e saj vazhdon të rritet edhe në skenën botërore pasi ajo ka marrë pjesë në turne edhe këtë vit.

Gjithashtu, Dua Lipa këtë vit në “Brit Awards” ka marrë dy çmime: “British Breakthrough Artist” dhe “British Female Solo Artist”, ndërsa vitin e kaluar ishte e nominuar për çmimin “Teen Choice Award for Choice Breakthrough Artist”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button