Babë e bijë “vjedhin” UNI Bankën

Policia ngriti kallëzim penal kundër F.K (55) nga Reçica e Madhe, ish-menaxher i “Ni Banka” filialë në Tetovë dhe kundër vajzës së tij Sh.K (29), ish udhëheqëse në “UNI Bankë” për veprën e kryer penale “abuzim me pozitën zyrtare dhe autorizimin” dhe “mashtrim gjatë dhënies së kredisë apo shërbimeve tjera”.

Gjatë vitit 2008, të akuzuarit si persona përgjegjës në UNI Bankë, pasi siguruan fotokopje të letërnjoftimeve të dy personave nga Tetova, klientë në bankë, përgatitën marrëveshje në emër të një njërit prej personave si kredimarrës, ndërsa personin tjetër si garantues dhe në emër të tijë morën kredi në vlerë prej 260.000 denarëve, në të cilën nuk është përmend data e marrjes së kredisë, ndërsa në rubrikën e dedikuar për kredi-shfrytëzuesin dhe personin përgjegjës të bankës nuk është vulosur me nënshkrim. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button