Real Madrid ia bën pagën 30 mln euro Ronaldos

Në muajt e fundit u diskutua shumë për mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar për mirë për sulmuesin portugez, njofton TCH. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, klubi madrilen i ka shfaqur yllit të tij dëshirën për të rinovuar kontratën që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij, diçka që presidenti Florentino Perez ia premtoi Ronaldos pas finales së Ligës së Kampioneve të 2017-s, të luajtur në Cardiff.

Gjithnjë sipas medias spanjoll, ishte Drejtori i Përgjithshëm i Realit të Madridit, Jose Angel Sanchez ai që komunikoi me 33 vjeçarin, duke i bërë të ditur faktin se në klub të gjithë kanë mbetur të kënaqur me rendimentin e tij në këto muaj dhe për këtë ai do të marrë shpërblimin e merituar.

Burime pranë Realit të Madridit bëjnë të ditur se paga e Cristiano Ronaldos do të rritet nga 21 milionë në 30 miliionë Euro, shifër së cilës do ti shtophen edhe 2 milionë të tjerë në rast se arrihen objektivat, ndërkohë që kontrata e re do të skadojë në 2021. Me këtë pagë të re, Ronaldo do ti afrohet ndjeshëm brazilianit Neymar, që paguhet nga PSG me 35 milionë Euro në sezon, ndërkohë që Messi do të mbetet ende larg, duke qenë se argjentinasi përfiton nga kontrata me barcelonën 45 milionë euro në sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button