Nxënësit amerikanë protestojnë kundër blerjes së armëve

Nxënësit njujorkezë janë tubuar në Washington Square Park për të shprehur revoltën e tyre ndaj autoriteteve të shtetit, për mënyrën e lehtë të armatosjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikë (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Shkak për protestën e nxënësve amerikanë ka qenë incidenti i fundit i armatosur në një shkollë në Florida, ku mbetën të vrarë 17 persona, për çka kërkojnë kontroll më të ashpër gjatë blerjes së armëve.

Nxënësit kanë protestuar kundër Asociacionit Kombëtar të Armëve (NRA), që është unioni më i madh e përkrahësve për të drejtën e posedimit të armëve në SHBA.

Rikujtojmë se më 14 shkurt 17 persona humbën jetën, ndërsa 14 të tjerë u plagosën gjatë sulmit të armatosur të cilin e kreu ish-nxënësi Nikolas Cruz (19) në shkollën e mesme Broward.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button