I gjendet marihuanë në shtëpi, paraburgoset polici nga Shkupi

Polici nga Shkupi ka marrë paraburgim 30-ditor pasi që pas bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur lloj i drogës, marihuanë, njofton Portalb.mk.

Polici dyshohet se ka kryer veprën penale prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve.

“Më 19 të këtij muaji, gjatë bastisjes në shtëpinë e J.J. (40) nga Shkupit, është gjetur 125 gram marihuanë dhe fara të kanabisit. Pas analizës së materialeve biologjike të marra nga J.J. është konstatuar prani e heroinës në organizëm”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button