Në Japoni shpërthen vullkani “i fjetur” prej 250 vjetësh

Në Japoni një vullkan “i fjetur” prej 250 vjetësh, shpërtheu sot për të ditën dytë, duke nxjerrë shtëllunga tymi e gurë. Si pasojë autoritetet kanë ndaluar hyrjen në kreshtën e malit.

Deri më tani, nuk ka njoftime për dëmtime apo humbje në njerëz nga shpërthimi i rrallë i malit Lo, që ndodhet në ishullin kryesor jugor, Kjushju.

Pas paralajmërimeve të Agjencisë Meteorologjike Japoneze se shkëmbinjtë vullkanikë mund të hidhen deri në dy kilometra larg, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve aty pranë.

Ekspertët thonë se vullkani ka hyrë në një fazë të rritjes së aktivitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP