Ndërroi jetë DJ i njohur suedez, Avicii: ja si kujtohet nga Rita Ora dhe Dua Lipa (VIDEO)

DJ I njohur suedez, Avicii gjatë pasditëss së sotme ka ndërruar jetë në moshën 28 vjecare, shkruan “Zëri.info” Shkak i vdekjes dyshohet të jetë konsumimi i tepërt i alkoolit.

Ai ka vdekur në mesditë në Oman. Dj është i njohur për hitet e tij “Wake me Up”, “Hey Brother”, si dhe me projektin e fundit muzikor në bashkëpunim me Rita Oren, “Lonely Together”.

Rita Ora: Jam pa fjalë, më duket sikur dje ishte hera e fundit kur biseduam

“Nuk kam fjalë. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Me zemërthyer:, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Twitter.

Dua Lipa: Lajm shumë i keq për të dëgjuar se ka vdekur Avicii

“Lajm shumë i keq për të dëgjuar për shkuarjen e Aviciit. Shumë i ri dhe shumë shpejt. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët, miqtë dhe fansat e tij”, ka shkruar Dua në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button