Hardinaj e çoi Platformën për dialogun te Thaçi, rolin e të cilit e konteston LDK-ja

Kryeministri, Ramush Haradinaj, i ka dorëzuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi platformën shtetërore për dialogun me Serbinë, njofton Koha.net. Pas pranimit të saj, Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ekipi i Kosovës është në fazën përfundimtare të këtij dialogu dhe se dialogu shihet si një hap që Kosova t’i afrohet Bashkimit Evropian.

“Sot e pranova nga kryeministri Haradinaj platformën shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Finalizimi i dialogut është një mundësi e mirë për Kosovën që të afrohet me Bashkimin Evropian dhe të forcojë edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi .

Thaçi më tutje ka shkruar se kjo fazë e dialogut duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, e cila i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, por edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Por Lidhja Demokratike e Kosovës është ankuar për rolin që kjo platformë i ka dhënë presidentit në procesin e dialogut.

Sipas Avudllah Hotit, ky rol i atribuohet atij në mungesë të fuqisë së koalicionit qeverisës për të udhëhequr proceset madhore të vendit

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka miratuar një platformë për dialogun me Serbinë. Këtë platformë dje qeveria e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button