Vonojnë ligjëratat fetare në burgjet e Kosovës, dyshohet në imamët

Në burgun e sigurisë së lartë vuajnë dënimet të burgosurit për terrorizëm. Në mesin e tyre është edhe Fitim Lladrvoci. Edhe pse  dënuar me 5 vite burg për pjesëmarrje në grupe terroriste, ai vazhdon të përkrah organizatën terroriste ISIS, njofton T7.

Në një paraqitje televizive nga burgu ai bënë thirrje të gjithëve të bashkohen luftës së shenjtë.

Këto qëndrime radikale ai ka mundësi t’ua shpreh edhe shokëve të qelisë.

Frika e përhapjes së radikalizmit në burgje e shtyri shtetin e Kosovës të kërkoj ndihmën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar BIK’ut të propozoj emrat e imamëve, të cilët do të ligjërojnë kundër radikalizmit nëpër burgje.

Lista e dërguar nga BIK’u iu dorëzua edhe AKI’së për verifikimin e veprimtarisë së imamëve të propozuar.

Gjatë verifikimit është parë se emrat e propozuar nga BIK janë të përfshirë në veprimtari të dyshimta për çka ka pasur edhe të larguar nga lista.

Njëri ndër ta është Tahir Bekaj, imam në Istog.

Por, Sadriu shprehet i hapur për marrjen në përgjegjësi të Imamit Bekaj.

As BIK, as Ministria e Drejtësisë nuk kanë treguar arsyeet pse nuk kanë filluar ligjëratat nëpër burgjet të planifikuara të nisin në fillim të këtij viti.

Ministri Tahiri ka konfirmuar për T7 se momerandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe BIK’ut do të nënshkruhet javën e ardhshme.

Por, se kush do të ligjërojë kundër radikalizmit të burgosurve ende nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button