Adrijan Gaxha dhe Onat publikojnë këngën “Lujmi krejt” (VIDEO)
Këngëtari shkupjan Adrijan Gaxha ka sjell projektin e tij më të ri muzikor, që kësaj radhe është një bashkëpunim me reperin kosovar Onat, transmeton Portalb.mk.
Kënga mban titullin “Lujmi krejt” që është inspiruar nga kënga e njohur popullore “Lujmi lujmi”, por në një version shumë modern. Muzikën e ka krijuar produksioni i Adrijanit, ndërsa për tekstin janë përkujdesur Onat dhe Imperialb.
E veçanta e kësaj kënge është videoklipi shumë interesant i cili është realizuar nga Entermedia.
Ja vlen ta shikoni!