Trump nuk do të ndjekë funeralin e ish-Zonjës së Parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush, që do të bëhet të shtunën.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të mungojë në këtë ngjarje “për të shmangur ndërprerjet për shkak të sigurisë së shtuar dhe për respekt ndaj familjes Bush”.

Zonja e Parë, Melania, do të shkojë në funeral, thuhet në njoftim.

Arkivoli i ish-Zonjës së Parë po mbahet në Kishën Episkopale të Shën Martinit në Hjuston të Teksasit.

Trump e quajti zonjën Bush një “person të mrekullueshëm” në një konferencë shtypi të mërkurën.

Barbara Bush ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ka njoftuar familja e saj më 18 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP