Deri kur…

Ohri, qyteti i cili dita ditës po zbrazet edhe nga ata shqiptarë të paktë, të cilët po mundohen të mbijetojnë nga valët e diskriminimit të pastër etnik dhe politik. 

Të jetosh në Ohër si shqiptarë ku nacionalizmi maqedonas po arrin majën e piramidës dhe ku partitë shqiptare nuk shikojnë më larg se oborri i tyre i ngushtë klanor është shumë e vështirë dhe për fat të keq është çështje kohe, se a do ketë rini në Ohër! 

Problemi është i dyfishtë pasi përveç nacionalizmit maqedonas të cilët janë kujdesur në mënyrën më diskrete dhe ekzakte spastrimin apo mos punësimin e të rinjve shqiptarë në nivel lokal dhe qendror, është edhe problemi i lënies së shqiptarëve të Ohrit pas dore nga ana e politikanëve shqiptarë, interesi i të cilëve për Ohrin është se në cilin restorant do të hanë “peshk” ose vijnë atëherë kur interesi i tyre personal po ngushtohet (një herë para zgjedhjeve)!

Para disa viteve kishim deklarata nga më të ndryshmet, me pretekst se në Ohër nuk ka kuadër mirë të arsimuar dhe se potenciali intelektual-rinor mungon…Çudi! Për mendimin tim, ka qenë një pretekst shumë i mirë ngase është një fjalë që ne e përdorim shumë “më mirë të punësohet një shqiptarë, se jo shqiptarë” mirëpo, sot shikojmë të rinjtë shqiptarë të Ohrit të cilët kryejnë arsimimin dhe atë deri në doktoratë për të cilët  ndihem shumë krenarë për kohën që jetojmë dhe bashkëveprojmë por, është absurde dhe e pakuptimtë që këta intelektual të rinj, të rrinë pa punë ose me e keqja të largohen jashtë vendlindjes sepse në Ohër po ndodhën një fenomen i veçantë ku shqiptarë të cilët jetojnë jashtë Ohrit punësohen në Ohër! Të gjithë do pajtoheshim dhe do të ishim dakort me një veprim të tillë nëse në Ohër nuk ka kuadër të mirëfilltë, të cilët janë mirë të përgatitur në aspektin arsimor por, nuk është aspak e pëlqyer dhe e kohës që një veprim i tillë të vazhdoje edhe sot ku rinia shqiptare si rrugëdalje për mbijetesë shikon mërgimin. Mjaft më!  

Fjalët janë të mëdhaja por, veprat janë të vogla, vogëlsia e tyre ka sjell pasoja të mëdhaja për rinin tonë. 

Ne jemi të vetëdijshëm për pozicionin tonë si shqiptarë në Ohër mirëpo, të punësohen shqiptarë të cilët jetojnë jashtë Ohrit vetëm e vetëm për interesa partiake-të votave, kjo për ne shqiptarët e Ohrit është shumë e ulët e papranueshme sepse është në dëm të interesit të përgjithshëm të shqiptarëve të Ohrit. Revolta dhe reagimet e qytetarëve janë nga më të ndryshmet dhe kërkojnë të dinë se deri kur do vazhdoje kjo politikë  partiake, politik e votave sepse Ohri dhe qytetarët e saj shqiptarë kanë nevojën për politik afatgjate dhe kombëtare.

Një shoqëri të shëndoshë dhe produktive kemi atëherë kur potenciali rinor, zhvillohet dhe kultivohet pranë familjes, shoqërisë dhe rrethit ku jeton dhe bashkëvepron.

Kërkesa jonë është e thjesht dhe  kombëtare, jo punësimit të “votave” por, krijimin e një strategjie për mbajtjen e rinis shqiptare në Ohër dhe më gjerë… 

Lajme të ngjashme

Back to top button