Aleanca për Shqiptarët: Përfaqësimi i shqiptarëve, larg realitetit proporcional

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese akuzon qeverinë aktuale se nuk e respekton çështjen proporcionale të të punësuarve në administratën shtetërore. Sipas tyre, në shumë institucione, drejtori dhe ministri, shqiptarët mund të jenë administratorë të thjeshtë por jo edhe udhëheqës sektorësh.

“Rasti i fundit, ndodhi në Agresionin për ushqim dhe veterinari, ku në konkursin e shpallur më datë 28 Mars të vitit 2018, nga gjithsej 9 sektorësh, nuk u zgjodh asnjë shqiptar. Gjithashtu ky diskriminim u bë edhe në nivel të këshilltarëve shtetëror ku në mesin e 4 këshilltarëve nuk është zgjedhur asnjë shqiptar. Për të qenë tragjedia ende me e madhe ky institucion ka 37 udhëheqësh njësish ku po ashtu nuk ka asnjë shqiptar. Ky Institucion i cili pothuajse në nivel udhëheqës është institucioni i pastër “etnik” dhe diskriminues për kuadrot shqiptar të cilët janë të shumtë dhe të përgatitur profesionalisht. Kërkojmë përgjegjësi politike dhe publike nga Qeveria LSDM-BDI, për këtë gjest diskriminues, që nuk është aspak në përputhshmëri me të drejtën e përfaqësimit proporcional që buroi nga Marrëveshja e Ohrit. I bëjmë apel edhe Avokatit të Popullit, ti përdorë kompetencat ligjore dhe të reagojë për këtë akt diskriminues që shkel të drejtat e punëtorëve, për avancim dhe sistematizim që i parasheh Ligji për marrëdhënie të punë në RM”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button