Vaksinat e reja në Maqedoni, ndryshimi i kalendarit të vaksinave dhe rregulla të reja për mbrojtje e fëmijëve

Me dy vaksina të reja për virusin pneumokok dhe rota përditësohet kalendari për imunizim, me ç’farë Maqedonia bëhet lider në rajon në fushën e imunizimit. Këto vaksina nga fillimi i vitit të ardhshëm do të jenë të detyrueshme për të gjitha foshnjat në shtet.

Këtë ost në takimin me gazetarët e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se do të vendosen edhe dy vaksina të reja të cilat do të jenë zëvendësim për dy vaksina më të vjetra të cilat janë në kalendarin për imunizim.

Ministri paralajmëroi  se do të formohet Komiteti për imunizim, i cili do të jetë trup koordinues kombëtar, një pjesë e të cilit do të ketë për detyrë ta ndjekë procesin e plotë të imunizimit, nga futja e vaksinave në shpërndarjen,  ruajtjen, mënyrën e aplikimit…

Në takimin me gazetarët u theksua se në shtator planifikohet edhe trajnim i punonjësve shëndetësorë për zbatim më të mirë të ndryshimeve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button