Juventus? Jo, ky mund të jetë klubi i ri i Pogbas

Paris Saint Germain ka nisur kontaktet me menaxherin e dy futbollistëve Mino Raiola për të bërë të mundur kalimin në kryeqytetin francez të mesfushorit të Manchester United.
Mund të jetë në Franca e ardhmja e Paul Pogba dhe Gigio Donnarummas.

Sipas ESPN, Paris Saint Germain ka nisur kontaktet me menaxherin e dy futbollistëve Mino Raiola për të bërë të mundur kalimin në kryeqytetin francez të mesfushorit të Manchester United dhe portierit të Milanit, transmeton Lajmi.net.

Pogba i cili me shumë gjasa do të largohet nga Manchester United në merkaton e verës është objektivi i madh i PSG, por edhe Donnarumma nuk mbetet pas pasi klubi parizien nuk është i bindur me paraqitjet e dyshes Areola-Trapp dhe kërkon një gardian që mund të ofrojë shumë siguri për të ardhmen.

Megjithatë emri i portierit të Milanit nuk e entuziasmon shumë drejtorin sportiv të PSG, Antero Henrique.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button