Nuk mund të priste! Kirurgia me këmbë të thyer operoi pacienten me kancer për 5 orë (FOTO)

Një kirurge e pasionuar me punën e saj ka prekur miliona njerëz pasi u fotografua duke bërë një operacion për 5 orë, ndërkohë që kishte këmbën e lënduar.

Song Xiaojie, që kishte thyer këmbën e saj dhe e mbante në allci arriti të operonte një paciente me kancer.

Ndërsa komentonte punën e saj në një intervistë, Song ishte tepër modeste. Ajo tha: “Nuk mund të arrij gjëra të mëdha, por mund t’i bëj me dashuri të madhe të gjitha gjërat e vogla.”

Doktoresha e theu këmbën e djathtë me 4 prill pasi goditi një copë metali në zyrën e saj dhe mjekët i kishin thënë se duhet të pushonte. Duke ditur gjendjen e vështirë të pacienten me kancer në qafën e mitrës, ajo nxitoi të bënte ndërhyrjen për ti shpëtuar jetën, transmeton Oranews.

“Edhe pse këmba ime ishte e dëmtuar, nuk mund të pushoja se pacientja ime nuk mund të priste më gjatë”, tha Song.

Pacientja shpërtheu në lot kur pa gjendjen e kirurges pasi e kuroi. Nuk ishte ky i vetmi rast që ajo trajtoi në këtë gjendje pasi ka kryer më shumë se 30 operacione dhe 110 vizita ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button