Qeveritë e rajonit janë obliguar që ta ulin çmimin e roamingut dhe të kenë lidhje më të madhe  digjitale

Në fund të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla DImitrov dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dje kanë mbajtur konferencë për shtyp me çka i kanë transmetuar përfundimet të cilat kanë dalë nga Samiti Digjital për agjendën digjitale të rajonit, njofton Portalb.mk.

Mançeski i ka deklaruar konkluzat konkrete me të cilat janë obliguar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të gatshëm që të punojmë dhe t’i shfrytëzojmë të gjithash mundësitë. Kemi dhënë betim se do të punojmë në uljen e çmimit për roaming në rajon dhe me BE-në. Jemi obliguar që ta përmirësojmë qasjen deri tek interneti kabllor, por edhe ta ndjekim implementimin e ËiFi4EU në vendet anëtare të BE-së që të jemi të gatshëm për zgjerim të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor. Kemi shprehur gatishmëri që të punojmë në mënyre aktive në pranimin e certifikatave digjitale dhe lehtësimin e shërbimeve të besueshme tejkufitare. Bashkë do të punojmë edhe në sigurinë kibernetike dhe implementimin e direktivës për rrjetin dhe sigurinë e informacionit. Jemi marrë vesh që të krijojmë politike për Teknologji Informative dhe Komunikuese (TIK) dhe certifikimin e të gjithë grupeve të popullatës, por edhe përkushtim për përmirësimin e shkathtësive digjitale. Do ta rrisim bashkëpunimin digjital në fushën e startapeve, ndërkaq do të bëjmë edhe këmbim të përvojave. Do të krijojmë parqe teknologjike të cilat i përmbushin kriteret e vendosura nga BE-ja”, tha Mançevski.

Me panelin “Mediat në erën digjitale: Lufta kundër lajmeve të rrejshme” mbaroi dje Samiti, njëri ndër ngjarjet më të rëndësishme rajonale për këtë vit, që është mbajtur dy ditë në Shkup.

z7Moderator i këtij paneli ishte ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ministri i obliguar për llogaridhënie, transparencë dhe komunikime, Robert Popovski, është ndalur në periudhën e kaluar dhe efektet nga distribuimi sistematik i lajmeve të rrejshme në vend dhe tha se Veles, për fat të keq, është bërë sinonim i lajmeve të rrejshme.

“Me do të përpiqeni që Veles të bëhet sinonim i luftës kundër lajmeve të rrejshme jo vetëm në atë qytet, por edhe në tërë Maqedoninë”, tha Popovski.

Sipas tij, Veles nuk i ka shpikur lajmet e rrejshme, por “njerëz nga Velesi kanë përfituar mirë duke krijuar llajmë të rrejshme të cilat kanën ndikuar në zgjedhjet e një shteti të madh”/

Popovski ka folur edhe për lirinë e mediave dhe përgjithësisht për lirinë e shprehjes në Maqedoni.

“Pushteti i kaluar i ka keqpërdorur të gjitha mjetet që ta shtrembërojë të vërtetën, krijoi media të cilat kanë publikuar lajme të pavërteta. Gënjeshtrat ishin dramatike. Ishte rëndë që të padisje ndonjë portal. Përveç gënjeshtrave, u bënte dhe shpërndarja e gjuhës së urrejtjes – e cila ishte pjesë e gënjeshtrës. Urrejtja ishte e fokusuar në mediat. Kur erdhëm në pushtet, gënjeshtrës ia përballëm të vërtetën. Pushteti paraprak i ka krijuar informatat. Ne tani i publikojmë”, tha Popovski, transmeton Portalb.mk.

Metju Xhejkobs nga Byroja për Evropë dhe Euro Azi me Stejt Departamentin Amerikan dhe përgjegjës kundër lajmeve të rrejshme në këtë institucion, e ka definuar fenomenin e “lajmeve të rrejshme” si varrim i qëllimshëm i proceseve demokratike. Ai ka theksuar se zgjidhja patjetër duhet që të jetë e fokusar te shfrytëzuesit, dhe jo te proceset automatike. Xhejboks ka përfunduar se qeveritë përgjithësisht patjetër duhet që ta përmirësojnë komunikimin digjital dhe se bashkëpunimi i koordinuar digjital është kyç në këtë proces.

Gazetarja dhe producenti e filmave në BBC, Rejçel Rajt, tha se në këtë shtëpi mediatike ka tërë një sektor që punon në kontrollimin e fakteve për sigurim se informatat të cilat publikohen janë të sakta.

“Puna e gazetarëve është që të jenë filtër objektiv i ndodhive rreth nesh, por fenomeni i “lajmeve të rrejshme” e varros këtë proces”, tha ajo.

Erik Bërns, strateg komunikimi dhe medial, vlerëson se lajmet e rrejshme në fakt janë evoluim i dezinformimit dhe se “Facebook” sot është burim kryesor i lajmeve. Ai ka treguar se njëri nga problemet fundamentale në tërë këtë situatë është se njerëzit nuk munden që të pajtohen rreth asaj se çfarë janë “fakte”, përcjellë Portalb.mk.

Paolo Çezairini nga Komisioni Evropian në panel ka deklaruar se ky fenomen i lajmeve të rrejshme është shumë më i komplikuar dhe më i thellë se sa brendimi i vetë fenomenit dhe se agjendat prapa këtij fenomeni janë politike dhe ekonomike. Ai deklaroi se lajmet e rrejshme në të shumtën e rasteve ndikojnë jo vetëm ndaj mediave të reja, por edhe ndaj atyre tradicionale.

Gazetarja, Sashka Cvetkovska  theksoi se çdo ditë përballemi me hiperprodhim të të lajmeve të rrejshme dhe se bëhet fjalë për fenomen i cili ende nuk e njohim aq sa duhet. Pasoja më e tmerrshme nga ajo është krijimi i mosbesimit mes kolegëve gazetarë, qytetarëve ndaj mediave, por edhe krijim të mosbesimit ndaj institucioneve.

Samiti Digjital: Arsimi duhet t’i përgatit të rinjtë për teknologjitë e reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button