Gjuriç sot në Kosovë, këtë herë merr leje

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, do të vizitojë sot në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë pëlqimin për vizitën e njeriut kryesor të Beogradit për Kosovën, transmeton TCH.

Me të do të vijë edhe Nikola Selakoviç, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Serbisë, të cilët do të marrin pjesë në një aktivitet politik në veri të Mitrovicës.

Arritja e Gjuriçit dhe Selakoviçit të premten në pikën kufitare në Jarinjë do të jetë në ora 11:00, pastaj do të nisën për në Mitrovicë të veriut ku do ta mbajnë një takim në qendrën studentore të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

Rreth një muaj më parë, Gjuriç u vu në pranga nga autoritetet në Kosovë pasi sfidoi urdhrin e ndalimit për të hyrë në Kosovë, duke kaluar ilegalisht territorin e mori pjesë në një tubim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button