Tenis, Djokovic jashtë turneut të Montekarlos; Nadal në çerekfinale

Novak Djokovic është eliminuar nga turneu Masters i Montekarlos, pasi humbi 2-1 ndaj Dominic Thiem. Tenisti austriak fitoi ndaj serbit me rezultatin 6-7, 6-2 dhe 6-3, në dy orë e gjysmë lojë, transmeton Top Channel. 

Rafael Nadal ka avancuar për të 15-n herë (në 16 pjesëmarrje) në çerekfinalet e këtij turneu. Spanjolli mundi 6-3 dhe 6-2 rusin Karen Khachanov, në 1 orë e 19 minuta lojë.

Në çerekfinale, Nadal do të përballet me Dominic Thiem.

Në ndeshjet e tjera të turneut të Montekarlos, belgu Goffin mposhti spanjollin Bautista, Zverev fitoi derbin gjerman me Struff, Dimitrov kaloi më tej ndaj Kohlschreiber, Gasquet triumfoi ndaj Mischa Zverev, ndërsa japonezi Nishikori eliminoi italianin Seppi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button