Londra shënon ditën më të ngrohtë në prill qysh në vitin 1949

Në disa pjesë të Londrës, temperaturat kanë kaluar 29 gradë Celsius të enjten, duke e bërë atë ditën më të nxehtë të prillit në gati 70 vjet, transmeton REL. 

Moti jashtëzakonisht i ngrohtë në gjithë Mbretërinë e Bashkuar është rezultat i presionit të ulët mbi Atlantik dhe i presionit të lartë mbi Evropën Perëndimore.

Shërbimi Meteorologjik regjistroi temperaturën prej 29.1 C në Parkun St James në qendër të Londrës.

Kjo thuhet të jetë dita më e nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar në prill qysh në vitin 1949.

Temperatura mesatare për Mbretërinë e Bashkuar në prill është 11.9 C.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button