Grevë e përgjithshme në Francë

Në Francë, një numër i madh grupesh profesionale që reagojnë ndaj iniciativave të reformës qeveritare dhe masave shtrënguese të qeverisë franceze do të organizojnë greva dhe protesta në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Punonjësit e grupeve të profesioneve të ndryshme sot do të mblidhen për greva dhe protesta në të paktën 50 qytete të Francës.

Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) e cila është një prej sindikatave më të mëdha të vendit me mbështetjen e një numri të madh të sindikatave ka bërë thirrje për grevë dhe protesta në të gjithë vendin me sloganin “Bashkimi i përpjekjeve”.

Sipas kësaj, në greva dhe protestat që do të zhvillohen në të gjithë vendin do të marrin pjesë punonjës nga sektorë të ndryshëm si sektori publik, sektori i hekurudhave, shëndetësisë, energjisë, pastrimit, aviacionit, shërbimet postare, arsimi, etj.

Në marshimin i cili do të nisë pas drekës në kryeqytetin Paris pritet që të marrin pjesë dhjetëra mijëra persona.

Në grevën dhe protestën e përgjithshme të zhvilluar më 22 mars u deklarua se morën pjesë rreth 500 mijë persona, ndërkohë që në grevën e sotme theksohet se do të rritet edhe më shumë pjesëmarrja pasi kanë dhënë mbështetje më shumë sektorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button