Organizohet mini-maratonë në Shkup, e dedikuar për fëmijët e prekur nga kanceri

Më 5 maj në Shkup pritet të mbahet mini-maratona humanitare e vrapimit nën moton “Të vrapojmë për shnet” . Për pak kohë, pjesë e këtij organizimi janë bërë shumë personalitete që duan të ndihmojnë fëmijët në nevojë, përcjell Portalb.mk. 

Më 5 maj kryeqyteti i Maqedonisë do të mbushet me më shumë se 1800 pjesëmarrës të paraparë në mini-maratonën që ka për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare për fëmijët e prekur nga kanceri.

Mini-maratona do të jetë vrapim në distancë prej 2.1 km e cila është miniaturë e maratonës normale sportive.

Përgjegjësja e këtij organizimi, Elife Nevzadi tha se qëllimi përmes kësaj maratone është që të mblidhen donacione për fëmijët që kurohen nga sëmundja e kancerit në QKU “Nënë Tereza” në Shkup.

“Qëllimi tjetër i maratonës është sensibilizimi i qytetarëve për të realizuar projekte madhore humanitare  duke nxjerr në pah frymën multietnike e cila frymon ndër vite në qytetin tone.  Qëllimi i maratonës është mbledhja e mjeteve, për ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri. Nga informacioni i fundit të cilin e morëm nga QKU “Nene Tereza “- Spitali i femijëve në repartin e onkologjisë dhe hematologjisë Shkup, të prekur nga kjo sëmundje janë 30 deri 40 fëmije nga mosha dy javore deri në atë 14 vjeçare. Mjetet te cilat do të grumbullohen nga ky aksion, do të dedikohen për blerjen e mjeteve për të cilat kanë nevojë ata fëmijë në atë repart . Pasi që është vetë-iniciativë qytetare, në organizim e saj marrin pjesë një grup i vullnetarëve të cilët kanë shprehur gatishmëri të merren me këtë aksion humanitar”, tha Elife Nevzadi.

Grupi i organizatorëve bën thirrje për pjesëmarrje për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, institucionet publike, OJQ-të, përfaqësitë diplomatike dhe secili që mendon se me ndihmën sa do të vogël do të ndihmonim fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button