Mbretëresha Elizabeth do që djali i saj të bëhet lider i Komonuelthit

Mbretëresha britanike Elizabeth II u bëri thirrje udhëheqësve të Komonuelthit Britanik të emërojnë djalin e saj, Princin Charles, për udhëheqës të tyre.

Ajo tha se është “dëshirë e saj e sinqertë” që Princi Charles ta pasojë atë “një ditë” në këtë detyrë, transmeton REL.

Roli nuk është i trashëguar dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës.

Pesëdhjetetre liderët e Komonuelthit Britanik, që u takuan sot me Mbretëreshën në Pallatin Bukinghem, do të marrin vendimin të premten.

Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP