Dimitrov: Do ta bindim Greqinë se është mirë që Maqedonia të hyjë në BE dhe NATO

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov sot deklaroi se janë të fokusuar në atë që t’i bindin të gjithë, përfshirë edhe Greqinë së është mirë që Maqedonia të jetë aleat në BE dhe NATO. Kjo, sipas tij do të jetë mirë jo vetëm për Greqinë, por edhe për gjithë rajonin, transmeton Portalb.mk.

Dimitrov në konferencën për media pas përfundimit të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor është pyetur se a ka plan B nëse nuk gjendet zgjidhje për kontestin e emrit për shkak kërkesave të grekëve, ai theksoi se duhet të fokusohen në planin A.

Sipas tij, me qëllim që të ritën mundësitë për sukses duhet të mendojnë dhe të fokusohen në planin A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button