Shpërthen zjarri në avionin me 274 pasagjerë, ulje të detyruar (FOTO)

Një avion me 274 pasagjerë në bord ishte në prag tragjedie pasi një prej motorëve krijoi probleme.

Avioni i ngrit nga aeroporti ndërkombëtar “Hartsfield-Jackson” në Atlanta, ku u detyrua të kthehej sërish pas 30 minutave, pasi zjarri dhe tymi i madh shpërtheu në një nga motorët e tij, transmeton TCH.

Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua, të cilët u evakuuan me shpejtësi pas avioni bëri ulje të detyruar.

Vetëm dy ditë më parë, një pasagjere humbi jetën pas shpërthimit të motorit në një tjetër avion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button