BE u dha azil mbi gjysmë milion refugjatëve më 2017

Bashkimi Evropian u ka dhënë azil mbi gjysmë milioni refugjatëve në vitin 2017, bëri të ditur Agjencia për Statistika e BE-së, Eurostat.

Shifra është për rreth një të katërtën më e vogël, krahasuar me vitin 2016, transemton REL.

Eurostat-i tha se qytetarët sirianë kanë përbërë numrin më të madh të azilkërkuesve të suksesshëm, vitin e kaluar, për t’u pasuar nga afganët dhe irakianët.

Po sipas Eurostat-it, Gjermania ka marrë numrin më të madh të azilkërkuesve, rreth 60%, dhe është pasuar nga Austria dhe Suedia.

Më së paku azilkërkues kanë pranuar Republika Çeke dhe Polonia.

Migrantët nga Shqipëria dhe Kosova kanë pasur më së paku gjasa për azil vitin e kaluar, tha Eurostat-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP