Ami: Ndihem si në ëndërr për fëmijën

Pas shumë e shumë thashethemeve rreth shtatëzënisë së moderatorës Ami, kjo e fundit ka vendosur të flasë të vërtetën.

“Ndihemi si në qiellin e shtatë, ende si në një ëndërr në pritje të fëmijës sonë të parë”, thotë Ami për ‘PanoramaPlus’.

Në lidhje me dëshirën që kanë nëse duan një djalë apo një vajzë, ajo ka pohuar se të dy dëshirojnë vajzë, por është ende herët për të folur rreth gjinisë së bebës.

Në lidhje me pushimet pas mbylljes së sezonit televiziv, Ami është shprehur se kishin bërë plane për pushime, po tani për tani planet u kanë ndryshuar.

“Këtë periudhë më duhet të kaloj kohë në shtëpi në qetësi dhe relaks të plotë”, ka thekusar Ami, e cila është e martuar me aktorin Ermal Mamaqi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button