Arabia Saudite: Dy militantë të Al-Kaidës të vrarë në Jemen

Qeveria e Arabisë Saudite ka njoftuar se forcat e mbështetura nga koalicioni kanë vrarë dy militantë të Al-Kaidës në Jemen, gjatë bastisjes në provicën jugore Abyan, transmeton Rueters.

Ata kanë përshkruar të dy militantët ndër “liderët më të rrezikshëm” të degës së Al-Kaidës në Jemen, e njohuri si Al-Kaida në Gadishullin Arab (AQAP).

Të dy burrat janë vrarë në përleshje me forcat e mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një krah i fortë në koalicionin saudit që kanë intervenuar më 2015 në luftën civile në Jemen.

AQAP ka fituar përparësi në luftën trivjeçare në mes të grupit huthi të mbështetur nga Irani dhe presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi që mbështetet nga qeveria e Arabisë Saudite për të forcuar pozitën e saj në shtetin e varfër arab.

Ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga AQAP për këto vdekje, i cili operon në disa zona në lindje të Jemenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP