Sallatë pranverore: Eliminon helmet, përshpejton tretjen, nxit humbjen e peshës!

Është shumë e rëndësishme që të inicioni metabolizmin dhe të pastroheni nga helmet e grumbulluara, ndërkaq pranvera është koha ideale.

Gjatë kohës së detoksifikimit, do të duhej që në ushqimin tuaj të përfshini sa më shumë pemë dhe perime të freskëta, ndërkaq në vend të mishit dhe produkteve të qumështit të konsumoni bishtajore dhe drithëra integrale, të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave.

Një racion në ditë zëvendësojeni me sallatë të lehtë dhe të ushqyeshme, ndërkohë ne po ju sjellin recetën ideale bash për këtë qëllim! – transmeton Telegrafi.

Të gjithë përbërësit bëjnë pjesë në kategorinë e artikujve detoksifikues, ndërkaq shtesat nga vaji i ullirit, hudhra, limoni, xhenxhefili dhe shafrani, përveç që pastrojnë organizmin, nxisin edhe shkrirjen e shtresave dhjamore.

Në sallatë shtoni edhe një lugë susam, i cili do të përmirësojë shijen e sallatës dhe do pasurojë edhe më shumë me nutriene.

Përbërësit:

– 2 filxhanë fasule të bardhë të zier,
– gjysmë koke sallatë të gjelbër,
– 1 spec të kuq të freskët,
– 1 avokado.

Për shtesë:

 – ¼ filxhan vaj virgjin ulliri,
– 1 thelb hudhre,
– lëng i freskët nga gjysmë limoni,
– rrënjë xhenxhefili rreth 2 cm,
– 1 lugë e vogël kripë Himalaje,
– gjysmë luge e vogël shafran pluhur.

Për hedhje sipër1 lugë fara të paqëruara susami.

Përgatitja:

Një ditë më para lëreni fasulen që të qëndrojë në ujë tërë natën.

Bëni shtesën për sallatë – përzieni vajin, lëngun e limonit, kripën dhe shafranin dhe shtoni rrënjën e xhenxhefilit të grirë në rende dhe hudhrën e shtypur. Përzieni dhe lëreni të qëndrojnë të mbuluar me kapak.

Fasules së kulluar qitni ujë dhe zien rreth 2 orë. Kur të përfundojë zierja e fasules, kullojeni dhe ftoheni.

Lajeni dhe kullojani ujin sallatës së gjelbër dhe specit të kuq, avokadon qërojeni.

Sallatën e gjelbër priteni për së gjati, ndërkaq specin e kuq dhe avokadon në copa.

Të gjithë përbërësit qitni në një enë të madhe dhe qitjani shtesën. Përzieni mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button