Samiti Digjital: Arsimi duhet t’i përgatit të rinjtë për teknologjitë e reja

Në panelin “Bisedime digjitale” i cili është mbajtur sot në korniza të Samitit Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrësit kanë diskutuar për nevojën e ndjekjes s ë trendëve më të reja në digjitalizim dhe theksuan se gjithnjë e më shumë interaksionet sociale, sjelljet, vendimet, mendimet dhe transaksionet janë të digjitalizuara dhe të rregulluara në online platformë, njofton Portalb.mk.

“Një e treta e shkathtësive të nevojshme sot, nuk do të shfrytëzohen për disa vite, ardhmëria është jetesë digjitale”, tha Ana Alibegova, drejtore për zhvillim të programeve të “Forumit Rinor Internacional”.

Për nevojën e programeve arsimore efikase për internet, teknologji digjitale dhe komunikime ka folur edhe Nikolla Jovanoviq nga Serbia.

Ai është fokusuar në faktin se për momentin sistemi arsimor është i drejtuar në procedura, ndërkaq fëmijët dhe mësuesit janë të ngadalshëm dhe të moshuar. Ai përfundoi se programet arsimore duhet që të bazohen në shkathtësi të vërteta dhe reale.

Kreatori i aplikacionit “Moj Vozduh” (Ajri im), Gorjan Jovanovski ka zbuluar se çdo ditë mblidhen sasi të mëdha të të dhënave digjitale. Ai ka konstatuar se nëse këto të dhëna shfrytëzohen dhe transformohen në të dhëna të nevojshme, të njëjtat do të munden ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Ndryshe sot është dita e dytë e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor.

Për atë se çfarë ka ndodhur dje mund ta lexoni në linkun më poshtë.

Drejtëpërdrejtë Samitin mund ta ndiqni: KËTU

Roamingu më i lirë dhe lidhja digjitale, në fokus të Samitit Digjital në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button