Shtyhet gjykimi për “Dhuna në Komunën Qendër”, Xholev nuk mund të vendos për përjashtim të gjykatësit

Seanca e sotme e rastit “Dhuna në Komunën Qendër” është shtyrë sepse kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev nuk ka pasur mundësi të zgjedh pas kërkesës së mbrojtjes së të akuzuarve për përjashtimin e gjykatësit Dushan Josifov, transmeton Portalb.mk.

Avokatët e Nikolla Gruevskit dhe të akuzuarve tjerë kërkuan përjashtimin e gjykatësit Josifov, por edhe të kryetarit të Gjykatës Penale dhe zëvendësit të tij, gjithashtu edhe të kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe zëvendësit të tij për shkak deklaratës së prokurores speciale Katica Janeva e cila më herët ka thënë se në bisedat e përgjuara ose të njohura në opinion si “bomba” ka të përfshirë edhe gjykatës.

Seanca e radhës është caktuar për me 1 qershor ku disa dëshmitarë duhet të japin dëshmi.

Në lëndën “Dhuna në Komunën Qendër” akuzohen 14-të persona, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova.

Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendrës në qershor të vitit 2013 e pranuan dhe u dënuan me kusht i akuzuari i katërt, Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button