Iran, ndalohet përdorimi i aplikacioneve të huaja për mesazhe

Në institucionet shtetërore të Iranit ndalohet përdorimi i aplikacioneve të huaja për mesazhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të Iranit, Tesnim, thuhet se kryetari i Qendrës së Menaxhimit Strategjik pranë Presidencës së Iranit, Riza Cevaheri, ka njoftuar për ndalimin e përdorimit të aplikacioneve të huaja për mesazhe në institucionet shtetërore.

Duke bërë të ditur se vendimi në fjalë është marrë duke u bazuar në pikën e rregullimit të aplikacioneve të rrjeteve sociale në Këshillin e Lartë të Botës Kibernetike, Cevaheri thotë se të gjithë institucionet dhe organizatat shtetërore duhet të kalojnë në aplikacionet lokale të mesazheve të njoftuara nga Instituti i Komunikimit dhe të Informimit.

Në Iran edhe pse përdoren një numër i madh i aplikacioneve të huaja për mesazhe, Telegrami shihet si aplikacioni më i popullarizuar. Kohëve të fundit në rend të ditës në Iran kishte deklarata në lidhje me mbylljen e telegramit.

– Aplikacione alternative lokal për Telegramin

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Iranit, Alaaddin Burucerdi, në një deklaratë para dy javësh kishte shprehur se Telegrami deri më 20 prill do të zëvendësohet me një aplikacion të ngjashëm lokal të quajtur “Sorush”.

Në një deklaratë në orët e hershme nga zyra e liderit të Iranit Ayetullah Ali Hamaney thuhet se kanali i Telegramit të kësaj zyre “do të mbyllet me qëllim të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe të mbrojtjes së aplikacioneve lokale sociale”, duke iu drejtuar përdoruesit në alternativat lokale.

Edhe zv/presidenti i parë, Ishak Cihangiri, njoftoi se ka mbyllur llogarinë e tij në Telegram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button