Revolucion në NBA, vjen linja e 4-pikëshit

Basketbolli amerikan ka ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit. Tashmë, në NBA ka më shumë rëndësi zënia e hapësirave dhe hapja e parketit për të zënë të gjithë frontin e sulmit. Loja që dikur dominohej nga qendra si Kareem Abdul-Jabbar apo Shaquille O’Neal, tashmë po zhvillohet përtej vijës së 3 pikëve.

Shumë trajnerë janë detyruar që të ndryshojnë madje edhe mënyrën e tyre të të punuarit. Një prej tyre është edhe Brett Brown, tekniku i Philadelphia 76ers, i cili në stërvitje ka vendosur një vijë 4-pikëshi, që është 12,7 cm nga linja e 3-pikëshit.

“Kur sheh si sulmojnë sot skuadrat e basketbollit, kupton që duhet të hapësh parketin, të gjuash për 3 pikë dhe të krijosh hapësirë për këto gjuajtje. Ne duam që ta çojmë këtë stil loje në një nivel tjetër dhe të përdorim edhe më shumë hapësira”, tha Brown për “Wall Street Journal”.

NBA e ka provuar linjën e 4-pikëshit në pjesën e dytë të ndeshjes mes VIP-ave në “All Star Game” dhe i pari që shënoi 4-pikësh ishte ish-basketbollisti Nate Robinson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button