Gjendet i vdekur një shkupjan nën urë në Draçevë

Sipas hetimit të deritanishëm të policisë, shkupjani Z.B  në mëngjesin e djeshëm rreth orës tetë ka dalë nga shtëpia, duke i thënë familjes se shkon për shëtitje. Dhe në mbrëmje një kalimtar i rastit ka lajmëruar se e ka vërejtur trupin e tij të pajetë nën urën para lagjes Draçevë.

Nga instituti i mjekësisë gjyqësore thonë se Z.B ka humbur jetën nga vdekja natyrale. Në trupin e shkupjanit nuk janë gjetur gjurmë të dhunës, mirëpo rezultatet toksikologjike do ta zbulojnë arsyen e vërtetë për vdekjen e Z.B.

Trupi i tij, me urdhër të gjykatësit hetues do të dorëzohet për varrim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button