Përmes portalit “Financa të hapura” qytetarët do të mund të ndjekin si harxhohen paratë e tyre

Ministria e Financave në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) do të krijojnë portalin “Financa të hapura”, i cili duhet të jetë funksional deri në fund të vitit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ky portal do të përmbajë informacione për shpenzimin e parave të taksapaguesve, përkatësisht për çfarë shpenzohen paratë, sa para harxhohen dhe cili institucioni ka marrë para nga buxheti i shtetit.

Në fazën e parë do të jenë në dispozicion të dhënat për përdoruesit e buxhetit në nivel qendror dhe pastaj pritet edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Nga Ministria thonë se të dhënat do të publikohen në format që hapet dhe përpunohet lehtësisht.

Ministria e Financave përdor përvojën nga Shqipëria dhe Sllovenia dhe të dhënat do të publikohen çdo dy javë.

Ky portal është pjesë e Planit të Veprimit për Strategjinë për menaxhimin e financave publike, me të cilën ministria dëshiron të përmirësojë menaxhimin e parave publike si dhe të ketë transparencë në shpenzimin e parave të taksapaguesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button