Ambasada e SHBA-së organizon Panair Arsimor me Universitete nga SHBA

Ambasada e SHBA në Maqedoni, në bashkëpunim me EducationUSA Maqedoni do të organizojë turnenë e EducationUSA në Evropën Juglindore më 19 prill 2018, me fillim në ora 17:00 deri në 19:00 në Hotel Marriott Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Përfaqësues të dhjetë universiteteve amerikane do të përgjigjen në pyetje rreth arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe institucioneve të tyre. Kjo ngjarje është pa pagesë dhe e hapur për publikun. Ftojmë nxënësit dhe studentët, si dhe prindërit e tyre të marrin pjesë.

Këshilltarët e EducationUSA do të ofrojnë informata rreth procesit për aplikim në universitetet në SHBA dhe do t’i informojnë nxënësit dhe studentët për shërbimet që janë në dispozicion nëpër këto qendra mbarë Maqedonisë. Për më tepër, ndihmësi për çështje arsimore do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth mundësive për bursa dhe programe arsimore për shkëmbim të studentëve të finansuara nga qeveria e SHBA. Do të merr ojesë edhe ambasadori Baily”, thuhet në njoftim për media

Për informata më të hollësishme  kontaktoni në [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button