Arrestohet një shqiptar pjesë e narko-bandës në Itali

Policia italiane sot ka shkatërruar një narko-bandë, me ç’rast arrestoi 12 persona në mesin e të cilëve edhe një shqiptar të Maqedonisë me emrin Harun.M (37).

Policia italiane krahas shtetasit të arrestuar të Maqedonisë arrestoi edhe 8 shtetas të Shqipërisë dhe 3 të Italisë. Personat akuzohen se për trafikim të kokainës, marihuanës dhe hashishit që i kanë futur nga Shqipëria ndërsa i kanë shitur në rrugë, parqe, vende publike dhe në shtëpi private në Trentino Alto Adixhe.

Hetimi filloi në vitin 2008 dhe deri në maj të vitit 2011 policia arriti të konfiskojë drogë të shumëllojtë, në vlerë prej 4 milionë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button