Lista e 6 finalistëve të Man Book International 2018

Në faqen zyrtare të Man Booker, një nga më prestigjiozet e botës bëri me dije 6 finalistët e tij, ajo që njihet si lista e shkurtër. Njëri prej tyre do të marrë një njohje në nivel planetar si dhe shumën prej 60 mijë stërlina, pra 85 mijë dollarë. Ekziston qysh prej 1969, por në vitin 2005 u krijua “Man Booker International”. Fituesi i këtij çmimi është një shkrimtar i gjallë, i çdo kombësie për një sërë veprash letrare të publikuar në gjuhën angleze ose në këtë gjuhë nga përkthimet. Përveç autorit vlerësohet edhe përkthyesi. Këtë vit finalistët janë si vijon:

“Vernon Subutex” i Virginie Despentes (Francë).

“The White Book” i Han Kang (Korea e Jugut).

“World Goes On” i László Krasznahorkai (Hungari).

“Like a Fading Shadow” i Antonio Muñoz Molina (Spanjë).

“Frankenstein in Baghdad” i Ahmed Saadawi (Irak).

“Flights” i Olga Tokarczuk (Poloni).

Në këtë listë ka përsëritës: Hang Kang dhe përkthyesja Deborah Smith kanë qenë fitues të çmimit në vitin 2016 me romanin “The Vegetarian”. Edhe László Krasznahorkai që fitoi çmimin në 2015. / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button