Ashpërsohen kriteret për dhënien e licencave për hapje të bastoreve

Ministria e Financave pritet t’i ashpërsojë kushtet për marrjen e licencave për hapje të bastoreve, transmeton Alsat-M.

Planifikohet të mbyllen një pjesë e bastoreve që nuk do të realizojnë fitim. Do të vendoset shpenzim i ri për bastoret prej 1600 euro në muaj, madje edhe nëse punojnë me humbje. Risi është se licencat do të kushtojnë dyfish nga çmimi aktual, por edhe do të kenë afat më të gjatë, ku në vend që tre, do të kenë gjashtë vite.  Në vend të shifrës prej 100 mijë euro, me ndryshimet e ligjit për bastore sportive, për gjashtë vite, ata do të paguajnë 200 mijë euro. Por, me këto para do të mund të hapen maksimum 50 pika për pagesë. Nëse dikush dëshiron të hapë bastore me më shumë pia pagese, atëherë duhet të nxjerrë licencë të re dhe për të të paguajë 200 mijë euro të tjera. Nga asociacioni i bastoreve sportive thonë se risitë janë shumë rigoroze, ndërsa Qeveria ka refuzuar një pjesë të madhe të kërkesave të tyre. Nga kjo shoqatë thonë se zgjidhja e re ligjore është dekurajuese. Nga Financat thonë se tek ta nuk ka arritur asnjë vërejtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button