PSP zbuloi bankën në ishullin ekzotik ku janë larë paratë e autostradave

Destinacioni ekzotik i njohur si parajsa e tatimeve është shteti ishull ku ka arritur hetimi i PSP, duke ndjekur paratë e paguara për rrugët e Maqedonisë që po ndërtohen me kredi kineze, thuhet në emisionin e ri të “Kod”.

Nga PSP nuk komentoj ngase bëhet fjale për procedurë parahetimore. Kjo procedurë heton se si janë lëvizur pjesë nga paratë e kreditit kinez që kapte shumën prej 784 milion dollarë amerikane. Krediti është paraparë për rrugët Kërçovë- Ohër për të cilin janë marrë gjysme miliardë dollarë dhe për rrugën Shtip-Miladinovci.

Hetimi, sipas informacioneve të ‘Kod’ ka arritur deri në bankën e ishullit, po për PSP këtu ka lindur një problem, nuk kanë arritur të ndjekin transaksionet. Po hetohet për mito dhe larje potenciale e parave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP